Rikthehen sot në auditorë studentët shqiptarë, kusht vaksinimi ose testi PCR

Ka nisur sot zyrtarisht ore, por me disa kushte të cilat janë bërë publike pak ditë më parë nga rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha.

Sipas deklaratës të bërë publike Hoxha tha se asnjë student i pavaksinuar apo që nuk është i pajisur me tampon negativ, nuk do të lejohet të hyjë në auditore ditën e sotme. Më tej ai tha se pjesa më e madhe e studentëve ishin vaksinuar dhe se ky vendim nuk do të ndikonte negativisht në prezencën e studentëve.

Ishte parashikuar që viti i ri akademik të niste më 11 tetor, por me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, u përcaktua data 18 tetor, dhe kjo me qëllim vaksinimin masiv të studentëve gjatë javës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *