Të paktën 10 persona u vranë ndërsa dhjetra të tjerë u plagosën pas një shpërthimi me bombë në një shkollë fetare në veri të Afganistanit. Këto shifra janë konfirmuar nga talebanët, teksa numri i viktimave dyshohet të jetë më i lartë.
Deri më tani asnjë grup ekstremist nuk e ka marrë përsipër sulmin me bombë. Shpërthimi thuhet se ka ndodhur teksa njerëzit po largoheshin nga lutjet e xhematit dhe një mjek në spitalin lokal tha se shumica e viktimave ishin nxënës të shkollës.
“Të gjithë ata janë fëmijë dhe njerëz të zakonshëm”, citohet të ketë thënë një mjek nga AFP.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Abdul Nafee Takkur tha se forcat e sigurisë së talibanëve po hetonin sulmin dhe u zotua të “identifikojnë autorët dhe t’i ndëshkojnë ata për veprimet e tyre”.
Ish-presidenti i Republikës Islamike të Afganistanit, Hamid Karzai, tha se shpërthimi ishte një “krim kundër njerëzimit” në një postim në Tëitter dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.