Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri paraditen e sotme është futur në SPAK. Ende nuk dihet konkretisht se në cfarë cilësie është thirrur dhe për cfarë dosje hetimore bëhet fjalë.
Fiks një vit më parë gjykata e shkallës së parë e Elbasanit e liroi nga burgu ish-ministrin e Brendshëm, ndërsa i kishte mbetur pa shlyer edhe një vjet e tetë muaj nga dënimi.
Tahiri u dënua me tre vjet e katër muaj heqje lirie, në shkurt të vitit 2022, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” për dosjen “Habilaj”.
Gjykata e argumentoi lirimin e tij me një raport të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku theksohej se bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, për shkak të problemeve shëndetësore, nuk mund të kujdeset për dy fëmijët e çiftit