Moti javën e ardhshme pritet të ketë përmirësime, duke lënë kështu pas ditët e ftohta me shi dhe botë të cilat mbizotëruan gjatë javës që lamë pas.
Dita e nesërme pritet të sjellë kthjellime në të gjithë territorin dhe rritje të lehtë të temperaturave.
Sakaq, prej ditës së martë e në vazhdim temperaturat do të vijojnë të rriten duke arritur në 24 gradë celsius.
Parashikimi i motit sipas SHMU:
Sistemi frontal i cili ka përfshirë vendin do të përfundojë gradualisht pasdite e në mbrëmje. Më tej vendi do të jetë në influencë të masave ajrore të qëndrueshme. Këto masa do të jenë të pranishme gjatë javës së ardhshme duke sjellë mot me diell dhe ditë të vërteta pranverore me mëngjese e mbrëmje të freskëta.
Era do të fryjë nga veriperëndimi e juglindja e lehtë e gjatë ditës së hënë mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.