Rikthehen vdekjet nga Covid-19, rritet ndjeshëm numri i infektimeve të reja

Ka pësuar rritje të ndjeshme numri i personave të infektuar me Covid-19 në vendin tonë, teksa gjatë ditës së sotme janë infektuar 553 qytetarë. Ndërkohë pas disa ditësh pa vdekje, virusi i mori jetën një 72-vjeçari nga kryeqyteti.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1433 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 553 qytetarë, në këto bashki:

311 në Tiranë, 33 në Fier, 28 në Durrës, 15 në Sarandë, 14 në Vlorë, 13 në Lushnje, nga 11 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë, 10 në Divjakë, 9 në Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Kamëz, Kurbin, 6 në Vorë, 5 në Patos, nga 4 qytetarë në Himarë, Korçë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Roskovec, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Tropojë, Dibër, Bulqizë, Klos, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Mat.

Janë 2,888 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 72 vjeç, i pavaksinuar.

Janë shëruar 192 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,463 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (30 Qershor 2022)

Raste të reja ditore         553

Të shëruar në 24 orë       192

Të shtruar në spitale         19

Humbje jete në 24 orë      1

Testime ditore                 1433

Testime totale              1,849,065

Raste pozitive                 280,851

Raste të shëruara             274,463

Raste Aktive                        2,888

Humbje jete                         3,500

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          2,050

Fier                                          218

Vlorë                           149

Durrës                                127

Lezhë                         82

Gjirokastër                   76

Shkodër                           62

Elbasan                             48

Korçë                       32

Berat                                   26

Dibër                       13

Kukës                       5

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *