“Riktheheni në detyrë”, drejtori i shkollës u pezullua se qëlloi një nxënës me shpullë, të tjerët ngrihen në protestë

Drejtori i shkollës “Isa Boletini” në Kamëz është pushuar nga puna, kjo sepse në rrjetet sociale ka qarkulluar video e tij, teksa shihet se qëllon me shpullë një nxënës.

Ka qenë pikërisht emisioni “Fiks Fare” i cili ka bërë denoncimin e rastit, ku ka publikuar videon ku  drejtori Përparim Oka qëllon me shpullë me nxënësin.

E papritur ka qenë reagimi i nxënësve të tjerë të shkollës, Këta të fundit ditën e sotme janë ngritur në protestë dhe kanë kërkuar që drejtori i tyre të rikthehet në detyrë. Sakaq, drejtori akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *