Kina po përballet me një valë të re infeksionesh të Covid-19 që mund të arrijën deri në 65 milionë raste në javë deri në fund të qershorit. Ky parashikim është bërë nga specialisti i sëmundjeve të frymëmarrjes Zhong Nanshan në një konferencë në Guangzhou.
Vlerësimi i Zhong ofron një vështrim të rrallë në ndikimin e mundshëm të variantit më të fundit të omicron, XBB, i cili ka nxitur rritjen e rasteve në të gjithë Kinën që nga fundi i prillit.
Mutantët kundër të cilëve Kina ka miratuar dy vaksina të reja afër komercializimit dhe po përgatitet të autorizojë 3 ose 4 të tjera, tregojnë transmetueshmëri superiore dhe imunitet ndaj kurës së Omicron, por pa ndryshime të rëndësishme përsa i përket patogjenitetit.
Prandaj, vala aktuale nuk pritet që të prodhojë efekte dërrmuese në spitalet kineze, të paktën jo ashtu siç ndodhi dimrin e kaluar pas braktisjes së politikës “Zero Covid”.
Ndërkohë, Fabrizio Pregliasco, një virolog në Universitetin Shtetëror të Milanos, shprehet se Europa nuk duhet të shqetësohet edhe aq shumë për variantin e ri të COVID që ka alarmuar Kinën: “Do të ketë një rritje të parëndësishme, ndoshta pa ndikim të konsiderueshëm për sa i përket rasteve të rënda”, shpjegon eksperti për Adnkronos Salute.