Nga data 24 qershor deri në 1 korrik në Gjirokastër do të rikthehet festivali folklorik. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë më shumë se 1200 artistë. Aktiviteti rikthehet pas 8 vitesh mungesë, ku 12 qarqe të vendet por dhe nga diaspora, do të prezantojnë traditat e tyre, në skenën tradicionale të kalasë.
Festivali Folklorik i Gjirokastrës, zhvillohet çdo 5 vite, por për shkak të tërmetit, pati një ndërprerje të tij. Këtë vit, do të ketë dhe risi. Organizatorët e tij, kanë bërë më dije se nata finale nuk do të ketë çmime.
Për realizimin e këtij festivali do të vihen nga buxheti i shtetit një fond prej 135 milionë lekësh. Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968 në Kalanë e Gjirokastrës. Festivali, si një nga evenimentet më të rëndësishme kulturore të vendit.