Sezoni i ri i ‘La Casa de Papel’ rikthehet në vjeshtë. Pjesa e parë e sezonit të pestë publikohet në 3 shtator, ndërsa pjesën e dytë mund ta shihni në 5 dhjetor.
“Kjo është më shumë sesa thjesht përleshje, është luftë”, shkruan “Netflix” për seritë e reja.
Xhirimet për këtë sezon e për të gjithë serialin kanë përfunduar. Aktorët, që kanë kaluar shumë kohë së bashku, kanë postuar foto e video në rrjetet sociale, ku i kanë dhënë lamtumirën serialit.
Vetë Profesori, që luhet nga Alvaro Morte, falenderuar fansat dhe ekipin. “Duke xhiruar për herë të fundit në setin e ‘La Casa de Papel’. Fjalët janë të pakta.
Jam mirënjohës ndaj gjithkujt: fansave të parët sigurisht, dhe gjithë skuadrës së Vancouver dhe Netflix. Edhe ndaj teje, i dashur Profesor. Do më mungojë shumë koha e bukur që kam kaluar këtu. Faleminderit!”