Llogaria zyrtare në “Instagram” e Luiz Ejllit është përfolur prej kohësh si rezultat i disa ndryshimeve.
Artisti nga Shkodra është bërë pjesë e “Big Brother VIP Albania” në 24 dhjetor, që në nisje të spektaklit. Në pak muaj dhe brenda një kohe të shkurtër, ai arriti një numër të jashtëzakonshëm ndjekësish.
Aktualisht llogaria e tij numëron 642 mijë ndjekës, ndërsa këto ditë papritur ndryshoi emër nga Luiz Ejlli në atë të motrës së tij, Ina Ejlli.
Për të sqaruar publikun, familja e këngëtarit dolën me një deklaratë dhe shpjeguan se ndryshimi u bë për shkak se është tentuar t’u merrej faqja.
Më pas, gjatë ditës së djeshme, llogaria u ‘zhduk’ dhe nuk figuronte në faqen e “Instagramit”, por me t’u rikthyer pas disa orësh, tashmë në faqe janë fshirë të gjitha fotografitë dhe postimet e mëparshme.