Rikthehet moti i keq në vend! Nga dita e nesërme, moti nis me kthejllime dhe vranësira. Sipas SHMU, reshjet e shiut parashikohet të përfshijnë një pjesë të madhe të vendit në mesditë e deri pasdite. Shtrëngata dhe rrebeshe në kohë të shkurtër por që sjellin sasi reshjesh në zona të caktuara. Nuk do të mungojnë lokalisht rrufetë dhe breshëri.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim 1-8m/s e përkohësisht në bregdet e gjatë shtrëngatave deri në 14m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2 deri në 3 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 11°C deri në 26°C
zonat e ulëta 15°C deri në 30°C
zonat bregdetare 17°C deri në 30°C.
/Priza.al/