Rikthehet në punë sistemi TIMS në pikën kufitare të Qafë Thanës

Sistemi TIMS është rikthyer edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës, por jo me funksion të plotë.

Mësohet se vetëm në disa kompjuterë po punon sistemi ndërsa në të tjerë vijon puna për të bërë të mundur funksionimin e plotë të tij. Gjatë kësaj kohe po punohej manualisht.

Kjo është dogana më e madhe, që veç hyrje-daljeve me Maqedoninë e Veriut, shërben edhe si vend tranzit.

Ndërkohë, sjellim në vëmendje se që prej mesnatës sistemi TIMS është rikthyer në funksion të plotë në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasitm si edhe në pikat e tjera kufitare të vendit si, Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, dhe Kakavijë.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *