Kjo e dielë ka kthyer pas akrepat e orës me 60 minuta pas, rreth orës 03:00 të mëngjesit. Ndërrimi i orës ka bërë që sot të gjithë të flinim një orë më shumë se zakonisht.
Ky ritual tashëm, shënon që prej vitit 1916, ku në vendet e Evropës Veriore u vendos që të akrepat të bënin një orë pas, duke caktuat kështu orën dimërore. Tashmë ndodhe dhe në 70 vende të tjera, kryesisht në hemisferën veriore.
Ndryshimi i kohës në Evropën Perëndimore u vendos në fillim të viteve 1970 me arsyetimin se me atë zgjatet dita, mundësohet kursimi i energjisë elektrike, rritet produktiviteti, përmirësohet përshtatja e njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.