I mbani mend ëngjëjt e Victoria’s Secret? Victoria’s Secret Fashion Show do të rikthehet pas një ndërprerje 4-vjeçare.
Sfilatat ikonike të Victoria’s Secret Fashion Show janë shkelur nga shumë supermodele të famshme sot si: Claudia Schiffer, Naomi Campbell, Heidi Klum, Tyra Bankand, si dhe i kanë dhënë një shtysë të madhe edhe modeleve të tjera si: Miranda Kerr, Gisele Bündchen, Adriana Lima, Karlie Kloss, Gigi Hadid, Kendall Jenner.
BREAKING NEW : A New version of the Victoria’s Secret Fashion Show is coming after 4 years 😍🥳🤩 pic.twitter.com/R0fggN1P1m
— Victoria’s Secret Actu (@vsactu) March 5, 2023
Ndonëse në këtë rikthim Victoria’s Secret do të vijë me risi. Timothy Johnson, CFO i kompanisë u shprehn se do të kthehen në një mënyrë tjetër.
Kompania nuk ka qenë shumë e qartë në lidhje me atë që do të jetë i ashtuquajturi “version i ri”, por ata kanë thënë se do të “pasqyrojë kush jemi sot”.
Kompania e dha lajmin në media duke shkruar se ata janë “angazhim për të mbrojtur zërat e grave dhe perspektivat e tyre unike”.
Shfaqja e modës Victoria’s Secret u ndalua para katër vitesh për shkak të raportimeve kundër që mori, të cilat shpreheshin se mungonte diversiteti dhe përfaqësimit në vitin 2019.