Një nga anijet më të mëdha në botë, është rikthyer pas tre vitesh në portin e Durrësit.
Mësohet se “Sea Cloud” është ankoruar mëngjesin e sotëm në kalatën nr. 4 të portit, ndërkohë që pritet të largohet pasditen e sotme, për të udhëtuar drejt Sarandës.
Anija luksoze me gjatësi 109.5 metra është ankoruar në kalatën nr.4 të portit, shumë pranë vinçave të ngarkim shkarkimit.
Anija super luksoze e ka vizituar për herë të fundit portin tonë vjeshtën e vitit 2019, vit përgjatë të cilit u ankorua 3 herë në Durrës.