‘Rikthehet’ Paul Walker, Fast & Furious publikon trailerin e ri

Është publikuar traileri për filmin e ri “Fast X” dhe pavarësisht efekteve, makinave të shpejta dhe aksionit, publiku i ekskluzivitetit të njohur është fokusuar në një gjë, personazhin e Paul Walker, Brian O’Connor, i cili ‘rikthehet’ në film.

Aktori u nda nga jeta në vitin 2013 në një aksidenti automobilistik në moshën 40-vjeçare, por ai mbetet “gjallë” në Fast & Furious.

Prodhuesit e filmit, në konsultim me familjen e yllit të ndjerë, u siguruan që Paul Walker të mbetej në historinë e serisë së filmave që e bënë atë të famshëm.

Siç tha regjisori Louis Leterrier për TotalFilm: Brian është gjallë në botën e Fast & Furious dhe ne e kemi përfshirë atë në filmat e mëparshëm. Në F&F9 shohim makinën e tij që vjen dhe kjo është diçka e planifikuar. Ky film lëviz mes të shkuarës dhe të tashmes.

Më pas ai theksoi se familja e Paul Walker ishte dakord me këtë vendim. Personazhi i tij Brian do të shfaqet me ndërprerje në film dhe do të rikthehet nga momentet e së kaluarës.

“Do ta shihni Brian në film por në të kaluarën, jo në të tashmen. Është diçka që për t’u bërë duhej të kishte pëlqimin e të gjithëve. Familja Walker dëshiron që Paul të vazhdojë të jetë pjesë e këtij ekskluziviteti. Mënyra se si ai do të shfaqet mbetet për t’u parë në film. Për këtë shfaqje duhej të ishte koha e duhur dhe mënyra e duhur”, tha regjisori.

Titulli i filmit është “Fast 10” dhe pritet të dalë më 19 maj 2023. Edhe pse në një moment u publikua se do të ishte i fundit, deklaratat e Diesel kanë konfirmuar se do të ketë një film të 11-të, i cili do të plotësojë historinë. Është një nga produksionet më të shtrenjta në historinë e Hollivudit, me një kosto deri në 340 milionë dollarë, ndërsa filmi i mëparshëm kishte kushtuar rreth 200 milionë.

Filmi i mëparshëm u publikua në qershor 2021. Në histori, Dom Toretto bën një jetë të qetë me Lettin dhe djalin e tyre, Brianin e vogël, por ai e di mirë se rreziku do të qëndrojë gjithmonë në horizont.

Kësaj radhe, kërcënimi do ta detyrojë Domin të përballet me mëkatet e së kaluarës së tij nëse do të shpëtojë njerëzit që do. Ekipi i tij mblidhet sërish, këtë herë për të ndaluar një komplot me përmasa globale, i udhëhequr nga vrasësi serial dhe shoferi më dinak me të cilin janë përballur ndonjëherë: Një njeri që ndodh të jetë vëllai i harruar i Domit, Jacob.

Në kastin e filmit të dhjetë janë konfirmuar emrat: Jason Momoa, Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson, Sung Kang, Jason Statham dhe reperit Ludacris.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *