Prej javës së shkuar sistemi i Aleat në shumë qytete të vendit ka qenë i bllokuar dhe shumë qytetarëve nuk u është ofruar shërbim, ndërsa ditën e sotme sistemi është rikthyer dhe po procedohet normalisht.
Në qytetin e Elbasanit zyrat e Aleat janë në punë dhe ofrojne shërbimin si normalisht. Gjithashtu sistemi punon dhe për gjendjen civile, ku i vetmi përjashtim është regjistrimi i fëmijëve të porsalindur.
Gjithashtu dhe në qytetin e Fierit dhe Gjirokastrës raportohet mos te ketë probleme në sistem, ndërsa kompania po vijon punën.
Rikujtojmë se dje qytetarë të shumtë janë shprehur te indinjuar për shkak të sistemit i cili nuk ofronte shërbimin qe ata kërkonin në lidhje me pasaportat, shumica e të cilvëve u shprehën se i kishin të domosdoshme për të udhëtuar në shtetet e tjera fqinje ku ata jetojnë dhe punojnë.
Shqipëria gjatë javëve të fundit ka pësuar sulme të njëpasnjëshme kibernetike, ndërsa rrjedhja e të dhënave personale dhe të sigurisë vijon. Pas goditjes së e-albanias, sistemit TIMS, hackerat morën dhe database-n e Policisë së Shtetit duke zbuluar një mori të dhënash sekrete për grupe dhe personazhe me precedentë kriminal. Gjithashtu gjatë ditës së djeshme shumë komunikime të ish-drejtorit të PSH Gledis Nano dhe me struktura aleate ndërkombëtare u bënë publike.