Nicola Peltz i pëlqen të eksperimentojë kur bëhet fjalë për pamjen e saj. Dhe së fundmi duket se ka eksperimentuar me trendin e vetullave super të holla. Edhe pse jo të gjithë janë fansa të këtij trendi, Peltz e riktheu në tapetin e kuq dhe nuk kaloi pa u vënë re.
Të shtunën në mbrëmje, aktorja mori pjesë në mbrëmjen gala të Muzeut të Akademisë së Filmit në Los Angeles së bashku me bashkëshortin e saj Brooklyn Beckham, duke u shfaqur elegante me një fustan të zi pa rripa Givenchy. Megjithatë, vetullat ishin ato që tërhiqnin menjëherë vëmendjen.
Rikujtojmë se kohët e fundit, në kulmin e një faze eksperimentale, Nicola provoi vetullat e zbardhura. Por mbrëmjen e kaluar, ajo i ndryshoi vetullat e zbardhura për të përqafuar trendin e viteve 1990.
Megjithatë, mos u shqetësoni! Nicola nuk i ka sakrifikuar vetullat e saj, siç duket nga qimet e lehta bionde të dukshme në disa foto nga afër.