Rikthen të gjitha postimet/ Loredana bën sërish lëmsh rrjetin, ngre dyshime për një ribashkim me Mozzik

Loredana dhe Mozzik përsëri bashkë? Kjo është pyetja që është ngritur nga të gjithë pasi reperja ka rikthyer të gjitha postimet e përbashkëta me Mozzik, në Instagram.

Reperja ka rikthyer në profilin e saj të gjitha fotot që ka pasur me Mozzik, dhe kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e saj.

Loredana ka rikthyer postimin ku bënte me dije se është ndarë nga Mozzik. Gjithashtu ajo ka risjellë edhe foto të tjera ku dyshja shihen të përqafuar, lajmërojnë projekte muzikore apo albumin e ri.

Nuk dihet arsyeja se pse Loredana vendosi të rikthejë postimet me Mozzik, megjithatë fansat kanë vërshuar me komente në postimet e vjetra kur kërkojnë një ribashkim.

Nga ana tjetër në Instagramin e Mozzik postimet e tij janë ku ai shfaqet vetëm ose në koncerte.

Çifti i dha fund lidhjes pas ribashkimit verën e 2021. Loredana shkruante se duhen shumë por janë dy kokëfortë dhe nuk mund të rrinë me njëri-tjetrin prej kësaj. Por teksa të gjithë po shpresonim për një ribashkim të tretë të tyre, Loredana ka treguar edhe problemet që ajo kishte me Mozzik. Reperja ka zbuluar së fundmi se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik.

Gjatë një interviste për mediat e huaja, Loredana u pyet për raportin e saj aktual me Mozzik dhe përgjigjet e dhëna janë tejet të drejtpërdrejta. “Jo aq shumë, të gjithë mendojnë se ai nuk ka kontakt me vajzën tonë, por në fakt ai ka. Kjo kalon nga motra ime sepse ajo kujdeset për vogëlushen time kur nuk jam aty. Por ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më”, u përgjigj Loredana.

Sa i përket jetës personale, Loredana tha se aktualisht është single por është e hapur edhe për një martesë tjetër, ashtu si edhe për fëmijë. “Kam kohë për gjithçka. Edhe të martohem prapë, edhe për fëmijë tjetër. Jam shumë e lumtur. Por, jo akoma nuk jam në lidhje”.-tha ajo.

Në një status të gjatë të publikuar në Instastory para pak javëvee, reperja shkruante se ka marrë shumë urrejtje, por ka qenë e fortë për familjen dhe vajzën e saj.  Më tej ajo shton që shumë i kanë kërkuar që të ‘shesë’ ish-bashkëshortin, Mozzik, por sipas Loredanës ajo është personi më besnik në të gjithë industrinë.

POSTIMI I PLOTË:

“Asnjë nuk e ka përjetuar këtë urrejtje që kam përjetuar unë… asnjë.
Po si thonë? Zoti vë në provë më të fortët, dhe po, dreqin, isha shumë e fortë!!!! Për familjen time për fëmijën tim dhe për të gjithë ata që më kanë dashur gjithmonë që nga dita e parë… Unë u dëshpërova për çdo gjë, donit të më ndërpresni? Të më përfshinit? F*ck you. Dëshironit që unë të zbuloja familjen time për ta bërë fytyrën time më të pastër? F*ck you! Donit që unë të shisja ish-burrin tim që të përmirësoja reputacionin tim? F*ck you. Unë nuk i shes askujt as personin që më urren papritur pasi hamë nga një pjatë, sepse ai bën gabime.

Unë kam qenë personi më besnik në të gjithë industrinë, të gjithë ata që më njohin kanë qenë gjithmonë kaq të habitur sa cool jam në të vërtetë. Por askush nuk guxoi të thoshte në sy të publikut LORI ËSHTË SËRISH E FTOHTË.

Por të gjithë të tjerëve që kanë vazhduar të më duan edhe sot e kësaj dite, BETOHEM SE DO IU DUA DHE NUK DORËZOHEM KURRË.

Loredana

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *