Rikthim i dënimit me vdekje pas ngjarjes në Fier? Grida Duma: Duhet diskutuar sërish!

Nënkryetarja e PD-së Grida Duma është shprehur ditën e sotme se duhet të ridiskutohet dënimi me vdekje.

E ftuar në ‘Opinion’ në ‘News24’, Duma komentoi ngjarjene rëndë në Fier ku tha se shërbimi i shëndetit mendor nuk ekziston, kemi institucione, por jo shërbime.

Deklarata e Dumës:

Është në ato momente që e keqja është aq e madhe sa nënat nuk arrijnë të shohin lajmin. Është një propozim para se të ndodhte kjo tragjedi, për shkak të varfërisë së gjatë, mungesës së vlerave rriten sëmundjet mendore. Një gjë është e qartë, shërbimi i shëndetit mendor nuk ekziston, kemi institucione, por jo shërbime. Ti lëmë investimet e tjera, të investojmë të njerëzve, ka nëvojë për shërbime në këtë vend. Jemi një shoqëri që nuk e pranojmë sëmundjen mendore.
E kam thënë, i di rregullat e BE, dënimi me vdekjet ka qenë kushtëzim por duhet të ridiskutohet kjo gjë. Kur kemi të bëjmë me sëmundje në këto nivele dhe kur si parandalojmë dot, vepron frika, frika nga dënimi. Mendoj që edhe dënimi me vdekje duhet të ridiskutohet.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *