Ministria e Jashtme e Çekisë ka deklaruar se opsioni për bisedimet në lidhje me pezullimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor është bërë për të reduktuar emigrantët e paligjshëm.
Në një përgjigje drejtuar mediave, Ministria e Jashtme e Çekisë shprehet se ky opsion ka për qëllim për të parandaluar numrin e lartë të emigrantëve të paligjshëm. Por në përgjigje thuhet se momentalisht nuk është duke u shqyrtuar kjo kërkesë.
“Vendosja e regjimit të vizave për Serbinë dhe Shqipërinë është një opsion për të parandaluar rritjen e të gjithë emigrantëve të paligjshëm. Megjithatë ky opsion nuk është duke u diskutuar momentalisht”- ka thënë Ministria e Jashtme e Çekisë.
Një ditë më parë, Ministria e Punëve të Jashtme ka përgënjeshtruar artikullin e publikuar nga gazeta “EUObserver” ku thuhej se Presidenca çeke ka diskutuar zyrtarisht mundësinë e rivendosjes së regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Serbinë për shkak të fluksit të emigrantëve tunizianë, turq dhe kubanë.
Në një deklaratë për mediat, MPEj deklaroi se ky lajm është i pavërtetë dhe se deri më tani nuk ka asnjë bazë. MPEJ shton se nuk ka një dokument zyrtar nga vendet e BE dhe se lajmi është prodhuar për t’i ‘prishur punë’ Kosovës para vendimit për liberalizimin e vizave.
/Top News