‘Rikthimi’ i Berishës në PD, plas ‘sherri’ mes Ristanit dhe Gjekmarkajt

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj dhe ish-sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristanit të ftuar në emisionin “Open” ka debatuar në lidhje me ish kryeministrin Sali Berisha. Ristani i ka kujtuar Gjekmarkajt shkrimet që bënte për rikthimet e Berishës. Ky i fundit, ka shtuar se tashmë Berisha ka në shpinë një “non grata”.

DEBATI NË STUDIO:

Agron Gjekmarkaj: Do flas prapë, nuk jam njeri që e mbyll gojën. Do flas prapë.

Ristani: Po sipas teje, Berisha duhet të kthehej si DeGol….

Agron Gjekmarkaj: Por nuk e bëri. Ka një non grata mbi shpinë. Kjo është shumë e vështirë.

Ne qëndrojmë me amerikanët për shkak të vlerave. nëse do të mbledhë një Kongres le ta mbledhë. Çfarë ka këtu? Nuk e dimë çfarë do vendosi? Të mblidhen njëherë. Është demokraci e kulluar po të mblidhen.

Agron Gjekmarkaj: Një pyetje kam unë: Si zgjidhjet çështja me SHBA?

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *