Shuhen përfundimisht shpresat për rikthimin e Xhani De Biazit në krye të pankinës kuqezi. Duket se ai e ka marrë vendimin e tij dhe ka zgjedhur të rinovojë kontratën me Azerbajxhanin deri në nëntor të vitit 2023, kohë kur përfundojnë edhe kualifikueset e “EURO 2024”.
Kjo gjë është konfirmuar nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Azerbajxhanit, duke i besuar edhe një fushatë tjetër kualifikuese.
Përfaqësuesja azere ka një ekip mjaft kompetitiv dhe synimi është një vend në europian. Në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve, Azerbajxhani u rendit në vendin e dytë tëLigës C me 10 pikë.