Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Rinasit. Shtetasi me inicialet B.J ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti i aksidentuar përdorej për transportimin e vlerave monetare, por në momentin e aksidentit ka qenë bosh.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.