Rindërtimi/ 74 banesa në Ndroq drejt përfundimit, Rama jep lajmin e mirë: Shumë shpejt familjet do të rikthehen në shtëpitë e tyre

Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 po vijon me ritme të shpejta dhe shumë prej familjeve të prekura tashmë kanë hyrë në banesat e reja.

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është drejt përfundimit edhe lagjja e re me 74 banesa në Ndroq. Pas përfundimit të 64 shtëpive të para në Ndroq, tashmë janë thuajse gati të futen në shtëpitë e reja të tjera familje që tërmeti iu prishi shtëpitë.

‘Mirëmëngjesi dhe nga Ndroqi ku pas përfundimit të 61 shtëpive të para të cilat u rindërtuan aty ku u shembën, tashmë edhe rindërtimi në lagjen e re me 74 banesa ka hyrë në fazën e fundit, e shumë shpejt familjet do të rikthehen në shtëpitë e reja, ju uroj një javë të mbarë’, shkruan kryeministri.

‘Qeveria Rama’ ka lënë afat pranverën e këtij viti për përfundimin e të gjithë procesit të Rindërtimit.

 

 

/Priza.al/ 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *