Rindërtimi te ‘5 maji’, Bashkia e Tiranës hedh shortin publik për shpërndarjen e apartamenteve! Ja data dhe vendi

Bashkia Tiranë, më datë 25.12.2021, ora 10:00 pranë ambienteve të shkollës “Ardian Klosi”, organizon shortin publik për përzgjedhjen e njësive të reja të banimit, në objektet e ndërtuara në lagjen e re “Zona e 5 majit” për sistemimin e subjekteve përfituese të programeve të rindërtimit me strukturën e banesës dhe përbërjen familjare.

Procedura e hedhjes së shortit dhe përzgjedhjes së njësisë së banimit në objektet e reja, do të bëhet sipas parashikimeve të rregullores së miratuar për mënyrën e zhvillimit të procedurës së shorteut publik dhe të hapur, në kuadër të procesit të rindërtimit, të cilën e gjeni të afishuar pranë njësisë administrative dhe faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Tiranë.

“Lutemi të merrni masa që ju apo përfaqësuesi juaj me prokurorë të jeni të pranishëm në shortin publik, ku nëpërmjet një procesi të hapur dhe transparent nga ana juaj do të bëhet përzgjedhja e njësisë së re të banimit.

Në rast se ju apo përfaqësuesi juaj, nuk paraqiteni edhe pse keni marrë rregullisht njoftimin, atëherë të drejtën e përzgjedhjes e ushtron Kryetari i Komisionit, në prani edhe të subjekteve të tjera përfituese dhe rezultati i përzgjedhjes pasqyrohet në procesverbal në të cilin evidentohet e gjithë kjo procedure”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *