Nënkryetari i PD Alfred Rushaj u takua me banorë tek “5 Maji”, shtëpitë e të cilëve kanë nisur të shemben për t’u rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Por për PD këto shembje janë pa asnjë garanci dhe në shkelje të ligjit. Rushaj tha se do i drejtohet KLSH që të gjejë shkelje në procesin e rindërtimit në këtë zonë dhe t’i denoncojë ato në organet e drejtësisë.
“Shumë gjëra falen, por prishja e shtëpisë, nxjerrja në rrugë të madhe me fëmijët, është shumë e rëndë. Pas familjes, shtëpia është gjëja më e shtrenjtë për njeriun. Do t’i bëj kërkesë menjëherë kryetarit të KLSH që shkeljet e gjetura t’ia verë sa më shpejt në dispozicion organeve të drejtësisë”, tha Rushaj.
Edhe pse banorët do të marrin shtëpi te reja pas rindërtimit, për Rushaj qeveria po kryen shkelje ligjore dhe po lë familjet jashtë në rrugë. Ai thotë se kjo bëhet për qëllime politike pasi kjo zonë ka mbështetur PD.
“Shoh që ka dhe hakmarrje brenda, pasi kjo zonë ka votuar PD dhe gjejnë rast t’u bien banorëve. Disa mendua se do të zgjidhnin punë me votimet, por ju paralajmërova që po ju mashtrojnë, së kështu kanë bërë kudo. Një projekt i madh do të thotë se Interesat janë të mëdha”, tha ai.
Ndër një banor i zonës “5 Majit” thanë se qytetarët nuk duhet të gënjehen nga kjo qeveri.
“Erion Veliaj dhe Edi Rama po fshihen. I zoti i shtëpisë që i fshihet familjes, ai është kot. Edi Rama është edhe kryeministër, kryeprokuror, kryegjykatës, kryepolic dhe sot jemi në rrugë të madhe. Jemi, sepse kemi pritur sa na ka ardhur litari neve në fyt”– thanë një nga banorët.
/Priza.al/