Rindizet sherri i bujshëm mes dy reperëve/ Fero shfrenon gjuhën dhe bën komentin e fortë në foton e Noizyt: P**h mashkull!

Reperët shpesh vendosen në qendër të vëmendjes- ose përmes teksteve të forta, ose përmes deklaratave të bujshme dhe ofendimeve. Feronit Shabani i njohur thjesht si Fero ka zgjedhur këtë të dytën në një kohë kur duket se në muzikë nuk po arrin suksesin e pretenduar. Reperi i njohur ka komentuar publikisht Rigels Rajkun, i njohur me emrin Noizy, në rrjetet sociale.

Gjithaçka nisi pas një postimi në Instagram të personazhit të njohur të rrjeteve sociale, Aleks Visha. Ky i fundit ka raport të mirë miqësor me Noizyn dhe me Stresin. Visha ka publikuar një foto të Noizyt së bashku me babain e tij, krahas së cilës shkruan: “Thuani mendimin tuaj.”

Vëmendja është përqendruar në seksionin e kometeve, ku ka shkruar edhe reperi Fero. Ky i fundit ka lënë disa komente me shkronja veçmas duke ua lëne fansave në dorë interpretimin.

Por përfundimi në të cilin kanë dal pjesa më e madhe e tyre po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale.

Siç shihet në videon më poshtë, që po qarkullon në TikTok, ndjekësit i kanë bashkuar “shkronjat” që Fero la në komente për Noizyn, duke nxjerrë në përfundim frazën ofenduese: “P*dh mashkull.”

Fero muajt e fundit ka qenë një nga emrat më të lakuar në shoëbiz dhe kjo erdhi pasi Unikkatil i bëri diss.

Kjo ka nervozuar Feron i cili përveç Unikkatil dhe shënjestuar edhe Mozzik e Getinjo vetëm sepse këta të fundit kanë marrëdhënie të mirë dhe e mbështesin atë. 24-vjeçari në një live në Instagram ka deklaruar se Mozzik e ka shtyrë të shajë Noizy-n, S4MM dhe Gjikon.

Ai bëri akuza edhe më të rënda ndaj reperit emri i vërtetë i të cilit është Gramoz Aliu duke u shprehur se i ka ndaluar koncertet S4MM dhe se ka qarë sepse Noizy e ofendoi me mesazhe.

“Me Noizyn, me S4MM, me Gjikon unë nuk kam pasur asgjë me ta. Unë kam ndenjur në një banesë me Mozzikun, Mozziku më ka folur keq për Noizyn. Kur Noizy i ka dërguar mesazh Mozzikut duke e sharë, unë jam sharë me Noizyn. Mozziku është bërë bashkë me Noizyn. Mozziku më ka thënë mua shajt Gjikon, me qenë kundër Gjikos, kur i kam parë bashkë. Unë për Mozzikun dhe Getinjon jam kapur me një estradë. Unë me S4MM nuk kam pasur asgjë, Mozziku ka qarë sepse Noizy i çoi mesazh dhe e ofendoi”, -u shpreh Fero.

Më tej, Fero u ka kërkuar ndjesë të tre artistëve duke thënë se nuk ka pasur asnjëherë asgjë me ta.

“Unë tani i kërkoj ndjesë Gjikos, S4MM, Noizyt, të gjithë njerëzve që shkaku i Mozzikut kam hyrë në ‘beef’ me ta. Unë përvete i kërkoj ndjesë, ma bëni hallall djem, Mozziku më ka shtyrë. Unë nuk kam folur që sa kohë, tani po e tregoj të vërtetën. E kam pasur hatri i shoqërisë, ata i kanë shpërndarë njerëzit që më kanë bërë ‘diss’ mua. Unë me Unikkatilin nuk kam pasur asgjë. Kam thënë në intervista se ka qenë legjendë, por tani jam unë. Pas 10 viteve del dikush tjetër”, -ka thënë ai.

Sa i përket Noziyt, “armiqësia” mes tij dhe Feros daton që në vitin 2018. Askohe në një intervistë Fero tha për Noizyn se nuk e meriton famën që ka marrë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *