‘Ringjallet’ Santa në Jeruzalem, sjell gëzim në prag festash teksa vendi është i izoluar nga Omicron

Issa Kassissieh, një i krishterë palestinez i njohur si ‘Babagjyshi i Jeruzalemit’, u solli gëzim banorëve për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, ndërsa shqetësimet për Omicron rriten. I veshur si Santa, Kassissieh hipi në një deve dhe përshkoi  muret e qytetit të vjetër të Jeruzalemit dhe kaloi përmes portës së Jaffa, ku shpërndau pemët e Krishtlindjeve të siguruara nga bashkia.

Disa banore mbeten me shpresë se varianti i ri nuk do të prishë një tjetër sezon pushimesh në Tokën e Shenjtë. Megjithatë, që nga fillimi i pandemisë, numri i atyre që vizitojnë zonën është ulur ndjeshëm.

Këtë dhjetor Izraeli për të gjithë udhëtarët e huaj që mbërrijnë në këtë vend ka bërë e detyrueshme karantinën 14-ditore, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e variantit të ri Omicron. Krishtlindjet dhe Hanukkah janë shkatërruar plotësisht dhe vihet re një qetësi e plotë në qytetin kryesor turistik të shtetit të Izraelit.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *