Futbolli në kampioantet europiane u ndërpre për ndeshjet e kombëtareve dhe tashmë, 2 javë më pas, rikthehet përsëri. Kombëtaret kanë lënë me pasoja disa klube me shumë lojtarë që janë kthyer të dëmtuar ose të lodhur dhe ekipve ju duhet të vuajnë mungesat e yjeve të tyre. Megjithatë, ky është futbolli dhe tashmë emocionet ndeshjeve të përditshme vijnë sërish.
Premier League dhe Seire e bëjnë pushim edhe sot ndërsa La Liga, Ligue 1 dhe Bundesliga hapin dyert e stadiumit. Tre ndeshje do të kemi sot, nga një për çdo kampionat ku bie në sy ndeshja e gjigantevë gjerman, Bayern Munchen që presin Leverkusen në Allianz Arena në orën 20:30.
Në orën 21:00 Marseille do të përballet me Angers me synimin e 3 pikëve për të vazhduar presionin ndaj PSG. Në të njëjtën orë, Athletic Bilbao pret Almerian në shtëpi për të vazhduar ecurinë pozitive teksa ndodhen në zonën Champions.