Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën e saj në seancën parlamentare e cila nisi pas një pezullimi 10 minutësh.
Fjala e Spiropalit : Të dashur qytetarë po ju drejtohem ju pasi është e kotë tu drejtohem këtyre, ata që nuk janë hetuar kurrë për krime. McGonigal nuk një është një çështje që i takon kryeministrit as këtu as në SHBA.
Ju jeni të lirë të fantazoni, të trilloni. Megjithatë ne nuk e kemi vënë kurrë në diskutim as këtu zhvillimin e mocionit për t’i vënë kapakun kësaj historie. Ajo ka të bëjë me faktin që fatkeqësisht jeni kthyer në ndihmesa dhe bodyguard të non gratës, në njerëz që i mbani qiririn një njeriu që nuk do të ketë më kthim në piramidën e këtij vendi, ju po mbroni një njeri që SHBA e ka shpallur non grata. Sot familjarët e 21 janarit kanë kallëzuar në SPAK për një provë të re. Kjo foltore do të bllokohet pasi ka lidhje me atë që ndodh në SPAK.
Kryeministri do të jetë këtu në mocionin me debat, jo për ju pasi ju nuk meritoni debat kështu si jeni katandisur, por për qytetarët e këtij vendi që meritojnë të kuptojnë si ju në aksionin tuaj politik.