Rinovim i kontratës? Strakosha takim ‘kokë më kokë’ me Igli Taren

Ky është një vit mjaft intensive për portierin kuqezi Tomas Strakosha pasi konstrata e tij skadon dhe portiere është vënë në lëvizje përtë gjetur një zgjidhje ideale.

Përpara sfidës kundër Fiorentinës, në seancën e fundit stërvitore, Igli Tare dhe Tomas Straksosha janë parë duke diskutuar të veçuar.

Sipas mediave italiane, mes palëve është diskutuar e ardhmja dhe kontrata që i skadon në 2022. Tare ka një ofertë konkrete për Strakoshën, një kontratë të re 4-vjeçare dhe një pagë vjetore prej 2 milion euro. Dëshira e Lazio dhe e Tarës është të vijojë bashkëpunim me portierin kuqezi, mbi të gjitha nuk dëshirojnë ta humbasin falas. Mbetet për tu parë se çfarë do të vendos Strakosha, i cili kërkon garanci, pasi nuk mund të qëndrojë një rezervë e Pepe Reina.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *