Rinovimi i patentës/ Drejtori i Tatimeve sqaron paqartësitë: Ja si përzgjidhen shoferët

Nga dhjetori do të nisë procesi i rinovimit të patentave, atyre që iu ka skaduar dhe është vendosur që shoferët e pabindur dhe shkelës do të futen një ri-testim.

Blendi Gonxhe, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor sqaroi në ‘Top News’ mënyrën se si do të përzgjidhen shoferët për t’u futur në një ritestim. Ka dy kategori, shkelësit që kanë gjoba apo ulje pikësh të patentave, si dhe ato që nuk kanë e kanë rinovuar patentën prej më shumë se tre vitesh.

Ai bëri të ditur se do të jenë 20 pyetje fillimisht për shoferët për t’i plotësuar online. Në rast se nuk iu përgjigjen saktë 70% të pyetjeve atëherë duhet të bëjnë një “Pit stop”, ndalesë të shkurtër.

“20 pyetje janë gjithsej, nëse nuk i përgjigjet 70% të pyetjeve futeni një dhomë dhe merr këshilla për 10 minuta. Duhet ti rikujtojmë parimet bazë dhe e kemi bërë me dy shkallë. Aty do t’i jepet falas një broshurë dhe i jepet më pas një video me shpjegime të thjeshta se si të sillemi përpara një rotonde, si sillemi në vijat e bardha, çfarë do të bëjmë me ndriçimin, sa herë i kolaudojmë mjetet, si e kontrollojmë mjetin tonë përpara nisjes, etj”, tha Gonxhe.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *