Në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve janë rinumëruar 3 Qendra Votimi për bashkinë e Elbasanit, ku më 14 maj votimi dhe numërimi u bë në mënyrë elektronike.
Relatori Ledio Braho u shpreh se pas rinumërimit rezultati nuk ka ndryshuar, pasi votat elektronike për secilin kandidat përputhen me ato fizike.
“U rivlerësuan fletët fizike në QV 2373/1, 2481/1 dhe 2483/00. Nga rinumërimi i fletëve fizike për kryetar bashkia rezulton se ato përputhen me rezultatin e transmetuar nga sistemi elektronik.
Në QV 2373/1 rezultati ishte për Gledjan Llatjan 161 vota dhe aq ka rezultuar në fletët fizike, për Luciano Bocin 144 ishin dhe po kaq kanë rezultuar nga votimi fizik, vota të pavlefshme ishin 7 dhe po aq janë.
Për QV 2481/1 rezultati për Gledjan Llatjen ishte 136 dhe po aq është me rinumërimin fizik. Për Luciano Bocin ishte 113 dhe nga fletët fizike janë po 113. Të pavlefshme ishin 8 janë po 8.
Për QV 2483/00 numri i votave për Gledian Llatjan ishte 189 dhe aq është nga fletët fizike. Ndërsa për Luçiano Bocin ishte 90 dhe është 90 me fletët fizike. Vota të pa vlefshme janë 7”, tha Ledio Braho.