Poetja Mimoza Ahmeti është dënuar me 40 orë punë në shërbim të komunitetit pas një gjyqi një vjeçar ndaj saj për ndërtim pa leje.
Poetja e njohur është paditur se ka bërë ndërtim pa leje, pasi tërmeti i dëmtoi shtëpinë e ndërtuar në Petrelë, në periferi të Tiranës.
Ahmeti ishte pjesë e rreth 30 shtetasve të tjerë që u dënuan këtë vit pse kishin ndërhyrë për të riparuar banesat e tyre pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Dënimi i poetes Ahmeti pason atë të kantautorit Bojken Lako, i cili u dënua në prill të këtij viti nga gjykata e Tiranës me 3 vjet burg për ndërtim të paligjshëm, dënim që pas gjykimit të shkurtuar u konvertua në liri me kusht.
/tch