Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar vendimin për pilotim të provimit të automatizuar në degën e Mjekësisë së Përgjithshme.
Kushi në ‘Facebook’ shkruan se ky vendim do të hyjë në fuqi për maturën 2023 dhe se provimi do të mbulojë lëndët Biologji, Kimi dhe Fizikë.
Postimi i plotë:
Së bashku me Drejtoreshën e QSHA Aurora Balliu dhe një grup maturantësh, për të prezantuar vendimin që në Maturën Shtetërore 2023 ? do të pilotohet provimi i automatizuar për ata që duan të vijojnë studimet në Programin Mjekësi e Përgjithshme. ?⚕️?
Provimi do të mbulojë lëndët Biologji, Kimi dhe Fizikë, shmang fiktivitetin, si dhe garanton më shumë meritokraci, transparencë, saktësi dhe shpejtësi në vlerësimin e testimit.