Risia/ Ja si mund të punësohen në Mbretërinë e Bashkuar me dokumente të rregullta

Prej vitesh janë të shumtë shqiptarët që me apo pa një shkollë të lartë, kanë zgjedhur që të emigrojnë në Britaninë e Madhe për një jetë më të mirë, por sidoqoftë në mënyrë klandestine.

Kanë qenë jo të pakët rastet kur shumë prej tyre kanë rrezikuar deri jetën për t’u futur në gjithë lloje mënyrash si klandestin në “ishullin e ëndrrave”.

Por tani ka një kompani që organizon emigrim apo punësim të rregullt drejt Mbretërisë së Bashkuar sipas të gjitha rregullave dhe ligjeve, duke ua bërë më të lehtë mundësinë për të shkuar aty.

“Punë UK” është një agjenci e re, e cila ofron të gjitha shërbimet për të mundësuar një punësim të rregullt dhe të sigurt në Britaninë e Madhe, për ata që janë profesionistë ose kanë arsimin e lartë.

Nëpërmjet kësaj agjencie serioze dhe ligjore, ju të interesuar mund të gjeni mundësi punësimi në Mbretërinë e Bashkuar pa u munduar dhe pa rriskuar.

Nëse mendoni të përjetoni eksperienca të reja, agjencia ju mundëson punësim të garantuar në Mbretërinë e Bashkuar, falë bashkëpunimit të ngushtë me Shërbimin Kombëtar të Shëndetit (NHS).

Për mjek, infermier, por dhe ekspert ë profesioneve të tjera, ofrohen mundësi punësimi shumë të mira me kontrata të rregullta dhe me dokumentacion të plotësuar.

“Puneuk.com/#informacion” ofron mbështetje në plotësimin e dokumentacioneve të nevojshme për një aplikim të suksesshëm.

Në bashkëpunim me shkollën online, SLC (Specialist Language Course), ju ndihmojmë të kryeni kurset online dhe të jepni provimin profesional të gjuhës Angleze (OET), për personelin mjekësor.

Agjencia organizon datat për dhënien e provimit profesional mjekësor të gjuhës Angleze online, në një ambient të kontrolluar.

 

Dokumentet që nevojiten për regjistrimin në databazën e agjencisë

-Diploma e përkthyer në anglisht

-CV e aplikantit

-kopje e pasaportës

-pagesë prej 129 Eurosh për regjistrimin dhe kostot administrative

Mbasi të keni kryer pagesën, regjistrimi bëhet nëpërmjet webit tonë, dhe do ju vijë një email konfirmimi me procedurat e mëvonshme. Nëse keni kryer pagesën, plotësoni formën e kontaktik më poshtë.

Dokumentët duhet të jenë në formatin PDF. Për të bashkuar një ose me shumë dokumente PDF, mund të përdorni këtë website: https://www.ilovepdf.com/merge_pdf

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *