Risitë e reja në aplikacionin WhatsApp, Mark Zuckerberg njofton përdoruesit

Krijuesi i Facebook dhe njëkohësisht zotëruesi i Instagram dhe Whatsapp, Mark Zuckerberg me anë të një postimi në profilin e tij ka njoftuar risitë e reja në aplikacionin WhatsApp.

Ai tha se një shtresë tjetër e sigurisë dhe privatësisë po shtohet në program. Opsioni i “kriptimit skaj-më-skaj”, po shtohet për të dhënat personale që njerëzit zgjedhin t’i ruajnë në Google Drive ose iCloud.

‘Kriptimi skaj-më-skaj’ është një mënyrë e sigurtë komunikimi, që u ndalon palëve të treta të aksesojnë të dhënat, të cilat transferohen nga një pajisje në tjetrën.

“Po shtojmë një tjetër shtresë privatësie dhe sigurie në WhatsApp; opsionion e kriptimit skaj-më-skaj për të dhënat që njerëzit zgjedhin t’i ruajnë në Google Drive ose iCloud. WhtasApp është aplikacioni i parë i mesazheve në botë që e ofron këtë opsion dhe arritja deri në këtë pikë ishte një sfidë teknike vërtetë e vështirë që këkonte një kornizë të re për ruajtjen e të dhënave nga njëra hapsirë në tjetrën.” shkroi Zuckerberg.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *