Rita Ora është fotografuar në Sidnei në krahët e të dashurit të saj, regjisorit, 45 vjeçar Taika.
Por ajo që bën habi në fotot e marra ekskluzivisht nga MailOnline, është fakti se ato nuk janë vetëm, por në shoqëri të një personi të tretë, aktoren Tessa Thompson, 37 vjeç. Taika ndodhet midis dy vajzave dhe i ka hedhur krahët në supe. Treshja dukej në humor të mirë.
Në disa momente të kapura nga fotografët, Rita shfaq shumë afeksion ndaj Tessa-s duke e puthur në faqe dhe duke qendruar hundë më hundë. Në foto, ylli i “Creed” i ka vendosur këmbët në prehrin e Orës. Në një foto tjetër, Waititi ka hedhur krahun rreth këmbës së aktores, ndërsa kjo e fundit është kapur për krahu me të. Në foto të tjera, Rita dhe Thompson puthen të dyja.
Fotot janë shkrepur ndërsa të tre po pinin në ballkon pas një feste që zgjati gjithë natën në shtëpinë e Waititi-t në Sidnei, Australi. Thompson gjendet atje për shkak të xhirimeve të filmit të ri të tij, “Thor: Love and Thunder”, që do të shfaqet në kinema më 22 Maj 2022. Ajo ka deklaruar se ndihet e tërhequr si nga meshkujt, edhe nga femrat, por ka refuzuar ta përcaktojë veten si biseksuale.
Fotot janë bërë virale në rrjetet sociale duke hedhur spekulime për natyrën e marrëdhënies së tyre. Rita dhe Taika dolën publikisht në fund të muajit të kaluar kur arritën së bashku në premierën e RuPaul’s Drag Race Down Under në Shtëpinë e Operës të Sidneit.
/Burimi Daily Mail: Përshtati në shqip Priza.al/