Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, publikoi para pak ditësh këngën e saj më të re “Praising You”.
Kënga vjen si një ripërpunim modern i hitit të viteve ’90, “Praise You” në bashkëpunim me FatBoy Slim.
Kjo është kënga e dytë e publikuar deri më tani nga albumi i saj i ri, “You & I”, i cili do të publikohet i plotë në korrik. “Praising You” ka korrur sukses të menjëhershëm, duke u pozicionuar lart në top-listat ndërkombëtare të muzikës. Ajo aktualisht është kënga e tretë më e transmetuar në radiot amerikane të zhanrit pop.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Rita, përmes disa fotografive të publikuara së fundmi në rrjetin social Instagram.
“Ahh! ‘Praising You’ është kënga e tretë më e transmetuar në radiot pop amerikane këtë javë. Faleminderit kaq shumë për mbështetjen e këngës, kjo do të thotë bota për mua”, shkroi 32-vjeçarja në mbishkrimin e fotografive.