Rita Ora ishte surpriza e madhe e Eurovizionit të këtij viti në natën e parë. Këngëtarja me origjinë shqiptare, performoi këngën e saj të re “Praise” dhe “ndezi” skenën e “M&S Bank Arena”.
Me një komplet me shkëlqim të zi, flokë të valëzuar dhe një trupë të madhe balerinësh në skenë, ylli 32-vjeçar i popit mahniti spektatorët, pak para shpalljes së rezultateve për vendet që kishin kaluar në finalen e madhe të së shtunës.
A moment to praise @RitaOra, please 👏 #Eurovision2023 pic.twitter.com/99912l37xz
— BBC Eurovision (@bbceurovision) May 9, 2023