Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka ndarë mendimet e saj mbi marrëdhënien me bashkëshortin Taika Waititi, duke theksuar se ata frymëzojnë njëri-tjetrin.
Gjatë after party-t pas çmimeve “Emmy Awards 2024”, ajo shprehu se të dy janë “shenja zjarri” që krijojnë një atmosferë plot ide. Rita ishte aty për të mbështetur Taikën, i cili ishte i nominuar për seritë komike “Reservation Dogs” dhe “What We Do in the Shadows”.
Çifti u martua në gusht 2022 në një ceremoni private.