Rita Ora merr dedikimin e përjetshëm nga partneri

Dashuria e Rita Orës dhe Taika Waititi është gdhendur me bojë. Regjisori i filmit “JoJo Rabbit” ka zbuluar një dedikim të përjetshëm për gruan e tij. 47-vjeçari postoi një foto të tatuazhit të tij të fundit, shkronjën “R” në modelin gotik, në pjesën e sipërme të dorës së tij. “E adhuroj regbinë”, shkroi ai me shaka.

Menjëherë vërshuan komentet e fansave ndërsa nuk mungoi as një përgjigje me humor nga Diplo: “Është një lojë fantastike”.

Nuk dihet nëse Rita do t’i kthejë dedikimin partnerit, por në këngën e saj të fundit ajo kishte vendosur inicialet “T” dhe “R” në thonjtë e lyer me ngjyrë të zezë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *