Këngëtarja me origjinë shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Rita Ora nuk nguron asnjëherë ta shprehë dashurinë që ka për vendlindjen dhe këtë e shpërndan edhe në rrjetet sociale.
Përveç veshjeve me flamuj kombëtar, ajo ka filluar të mbaj veshur edhe bluza me emër të qyteteve të ndryshme shqiptare të cilat nuk kushtojnë shtrenjtë dhe kjo gjë i ka bërë shqiptarët dhe shqiptarët e Kosovës ta ndjejnë më pranë e ta përgëzojnë.
Së fundmi, sipas një faqe në Instagram, Rita është parë me një bluzë në të cilën shkruan ‘Prishtina’ dhe çmimi i saj kushton 49 euro.
Ky gjest i ka pëlqyer të gjithë fansave të këngëtares, veçanërisht atyre shqiptarë, të cilët nuk kanë nguruar të bëjnë “like” dhe ta komplimentojnë në komentet në Instagram.
/Priza.al/