Rita Ora ‘qytetare nderi’ në Australi, arsyeja është qesharake

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, gjatë premierës së “The Voice Australia”, dha mendimin e saj për ‘Vegemite’, një ushqim tradicional australian.

Artistja u surprizua nga kolegu i saj, ylli Guy Sebastian, i cili erdhi me një kuti me ushqime. Në fillim asaj iu dukën si petulla. Ndërkohë, Guy zbuloi se brenda kutisë me ushqim, kishte disa racione Vegemite.

 

‘Është pak më e shijshme. Kjo është një dhuratë mirëseardhjeje në Australi’.

Rita e provoi ushqimin dhe madje dukej se e shijoi atë shumë. Ndërsa anëtarët e tjerë të jurisë, Keith Urban dhe Jessica Mauboy panë reagimin e saj dhe filluan të qeshin. Menjëherë pas kësaj, shumë fansa të këngëtares reaguan në “Twitter”:

‘Rita Ora kishte reagimin më të mirë ndaj ‘Vegemite’ nga çdo mysafir tjetër ndërkombëtar. Ajo është zyrtarisht një qytetare australiane e nderuar’.

 

 

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *