Këngëtarja me origjinë kosovare, Rita Ora ndodhet ende në Australi pasi është pjesë e jurisë së “The Voice”.
Së fundmi është parë duke shijuar kohën me të dashurin e saj Taika Waititi dhe aktoren Tessa Thomspson.
Bukuroshja bjonde ka publikuar disa foto me një fustan të ngushtë lëkure duke nxjerr në pah linjat e saj të mrekullueshme.
Flokët e lira mbi supe dhe një make up me nuanca të hapura.
Pozat tërheqëse nga ana e saj tani janë bërë më të shpeshta, teksa edhe fansat e kanë komplimentuar pafund.
/Priza.al/