Komisioni i Rithemelimit po zhvillon proceset e përzgjedhjes së kryetarëve te degëve në rrethe.
Numri 2 i këtij komisioni Ivi Kaso, nënvizoi se Kuvendi i 30 prillit është i hapur për të gjithë demokratët duke e paralelizuar me Kuvendin e 11 dhjetorit. Por a është kjo një ftesë edhe për Bashën dhe mbështetësit e tij apo vetëm duke e konsideruar kuvendin e hapur palët që nuk marrin pjesë vetë përjashtohen?
‘Pas 30 prillit zgjidhen organet qendrore të PD’/ Anëtari i Komisionit të Rithemelimit: Në Kuvend, i ftuar edhe Basha
“Thirrja është e hapur për të gjithë demokratët. Nuk ka një Kuvend të 30 prillit të Komisionit të Rithemelimit apo të mbështetësve të Komisionit të Rithemelimit. I tillë ishte edhe Kuvendi i 11 dhjetorit, i hapur për demokratët. Kështu do të jetë edhe Kuvendi i madh i 30 dhjetorit. Askush nuk përjashtohet, gjithkush do të vlerësohet përmes mekanizmit të vetëm legjitim që mund të bashkojë demokratët: vota e lirë e demokratëve!”, tha Kaso.