Komisioni i Organizimit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike, ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku kanë njoftuar ndryshime në rregulloren e zgjedhjeve për kryetar, edhe pse deri tani në garë është Sali Berisha.
Eno Bozdo: Rregullorja ka disa ndryshime drastike që sigurojnë një proces të drejtë për të gjithë kandidatët, rregullorja në parimet e përgjithshme mbi të gjitha sanksionon kontroll të njëjtë të kandidatëve mbi procesin zgjedhor. Kandidatët ftohen që të prezantojnë platformën e tyre, në të gjitha degët e bazës, kandidatët mund të ketë një vëzhgues pranë komisionit për organizimin e zgjedhjeve. Çdo kandidat ka të drejtë që të kenë një komisioner në tavolinën e votimit, për të ndjekur nga afërtë gjithë procesin.
Ndryshimi tjetër që është thelbësor, është aksesi i kandidatëve në listat zgjedhore, në emër të të dhënave personale, një akses i tillë nuk ka qenë i mundur. Komisioni ynë ka përgjegjësinë ti japë çdo kandidati listat zgjedhore, për herë të parë kandidatët do të kenë në dorë listën zgjedhore në çdo degë që ata do të kërkojnë. Aksesi i kandidatëve në zyrën e shtypit, që deri tani nuk ka qenë i barabartë. Rregullorja detyron zyrën e shtypit që të trajtojë njësoj zyrën e shtypit.