Ditë e sotme në orën 16:30 Rithemelimi ka lajmëruar mbajtjen e një proteste përpara ambienteve të Parlamentit, teksa brenda tij do të mbahet seanca plenare. Protesta vjen pas një seri tubimesh të përmasave të vogla, pas vendosjes në “arrest shtëpie” të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ata pretendojnë se deputetëve të opozitës u janë mohuar të drejtat në Parlament, kryesisht sipas tyre, e drejta për komisionet hetimore parlamentare.
Ndërkohë Policia duhet se ka marrë masa për protestën që pritet të mbahet ditën e sotme. Disa furgona policie dhe makina ujëhedhëse janë vendosur në ambientet para Parlamentit, për të bërë të mundur parandalimin e çdo përshkallëzimi.