Ritvana “kërcënon” Artanin në takim: Po i pe edhe njëherë kamerat, do iki

Si gjithmonë, edhe sot në PërPuthen ka patur mjaft debate dhe momente tensionuese sidomos në pjesën e dytë të takimit të Ritvanës dhe Artanit. Ritvana ishte e shqetësuar nga fakti që Artani po i jepte rëndësi të madhe paraqitjes së tij para kamerave dhe nuk ishte i fokusuar në takim.

Madje në një moment, ajo i tha se do të largohej nga takimi nëse do të vijonte në këtë mënyrë. Nga ana tjetër, vijoi biseda normalisht dhe Artani shfaqi tepër afrimitet me të dhe nuk hezitoi ta përqafonte.

Ritvana: Po i pe edhe një herë kamerat do çohem e të iki. Nuk kam pasur këto shqetësime në takimet e tjera. Po the edhe një herë si dukem, u çova e ika. Kjo më bën të dyshoj që nuk je i vërtetë.

Artan: Jam i vërtetë.

Ritvana: Më thuaj, je xheloz?

Artan: Jam xheloz dhe egoist.

Ritvana: Nuk më pëlqen kjo gjë.

Artan: E di si më duket me ty? Sikur jam vërtetë i lidhur.

Në studio, Ritvana tregoi pse u revoltua duke thënë: “Po fliste dhe në mes të bisedës thoshte “si më duket hunda”, “si më duket makeup”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *